Shpjegimi i fotosintezës (përthithjes së karbonit)
Një bimë mund të kryejë procesin e fotosintezës në pjesët e saj të gjelbra me ndihmën e kloroplasteve. Qëllimi i fotosintezës është prodhimi i sheqerit (glukozës) dhe i oksigjenit (O2). Për të kryer procesin e fotosintezës, bimës i nevojiten tre elemente: uji i marrë nëpërmjet rrënjëve, dyoksidi i karbonit (CO2) nëpërmjet poreve të gjetheve dhe drita e diellit ose ajo artificiale si burim energjie. Bimës i duhet dritë për të kryer procesin e fotosintezës.
Ujë + dyoksid karboni + dritë → glukozë + oksigjen
6 H2O + 6 CO2 → C6H12O6 + 6 O2
Glukoza e formuar konvertohet në komponentë të tjerë, si celulozë dhe niseshte. Këta komponentë shërbejnë si ushqim për njerëzit dhe kafshët ose si lëndë djegëse (dru) për njerëzit.
Bimët e përdorin klorofilin për të marrë energjinë e dritës që u nevojitet për fotosintezën. Klorofili mund të gjendet në të ashtuquajturat kloroplaste. Klorofili u jep gjetheve të bimëve ngjyrën e gjelbër. Edhe pse të gjitha pjesët e gjelbra të bimëve përmbajnë kloroplaste, pjesa më e madhe e energjisë prodhohet te gjethet e bimës.
Metabolizmi dhe oksidimi i bimës (disimilimi)
Ashtu sikurse njerëzit, edhe bimët përdorin energji. Këtë energji ato e çlirojnë nëpërmjet oksidimit të glukozës, duke prodhuar dyoksid karboni si mbetje. Bimët, ashtu si qeniet njerëzore, për këtë proces përdorin oksigjen, i cili quhet oksidim.
Glukozë + oksigjen → ujë + dyoksid karboni + energji
C6H12O6 + 6 O2 → 6 H2O + 6 CO2 + energji
Si rezultat, gjatë ditës, kur bima kryen si procesin e oksidimit ashtu edhe atë të fotosintezës, në të dyja anët ndodh shkëmbim i oksigjenit dhe dyoksidit të karbonit. Procesi i fotosintezës nuk kryhet gjatë natës, ndërsa procesi i oksidimit po. Pra gjatë natës, bimët përdorin oksigjen dhe çlirojnë dyoksid karboni.
Fatmirësisht, bimët përdorin më shumë dyoksid karboni gjatë procesit të fotosintezës sesa nga ç'prodhojnë gjatë procesit të oksidimit. Nga ana tjetër, gjatë procesit të fotosintezës ato prodhojnë më shumë oksigjen sesa përdorin gjatë procesit të oksidimit.
Procese optimale për rritjen dhe lulëzimin
Ushqyesi BAC për gjethet mundëson prodhimin e shpejtë të klorofilit në gjethet e bimëve. Ai gjithashtu ndihmon në forcimin e të gjithë bimës. Në këtë mënyrë, parazitët si myku dhe botrytis kanë më pak mundësi ta dëmtojnë bimën. Si rrjedhojë, procesi i fotosintezës mund të jetë maksimalisht i efektshëm, duke sjellë rritje dhe lulëzim të shkëlqyeshëm të bimëve.
Dëshironi të dini më shumë në lidhje me efektet e fotosintezës për bimën tuaj? Ju ftojmë të kontaktoni specialistët tanë me eksperiencë për këshilla personale.